Process

Procesi i zinkimit tё çelikut me zhytje nё zink tё shkrirë përbehet prej këtyre fazave: 

  • inspektimi i materialeve, 
  • lidhja, 
  • pastrimi i sipërfaqes sё çelikut, 
  • zinkimi dhe 
  • kontrollimi (inspektimi) i cilësisë së shtresës së zinkut.

Procesi i pastrimit tё sipёrfaqёs sё çelikut pёrfshin kёto operacione teknologjike:

 

  1. Pastrimi me tretёsirё alkaline (bazike) – pёrdoret pёr largimin apo eliminimin yndyrёs, vajit si dhe papastёrtive tjera prej sipёrfaqёs sё çelikut.
  2. Shpёlarja – bёhet shpёlarja e sipёrfaqёs sё çelikut nga tretësira paraprake alkaline nё vaskën e mbushur me ujё.
  3. Fiksimi me acid klorhidik – pas shpërlarjes, materiali prej çeliku zhytet në vaskën me acid klorhidrik, me përqendrim prej 16 – 20 % me inhibitor (frenues), me anë të së cilës largohet ndryshku (korozioni). 
  4. Shpёlarja – bëhet shpëlarja e sipёrfaqёs sё çelikut nga acidi klorhidrik me ujё.
  5. Fluksimi – pas shpëlarjes materiali prej çeliku zhytet në vaskën me fluks që është tretësirë kripës së dyfishtë: klorurit të amonit dhe klorurit zinkut, temperatura e saj është prej 45oC deri 60oC e cila mundëson  veshjen apo mbulimi e siperfaqës së konstruksioneve të çelikut me zink me cilësi të lartë.
  6. Tharja – konstruksionet e çelikut të fluksuara duhet të thahen në temp. 80 – 120°C.

Zinkimi i materialeve të çelikta
Pas tharjes vjen procesi i zinkimit ku çeliku zhytet nё zinkun e shkrirё nё temperaturё prej 4500C, si në figurën e mëposhtme:

Kontrollimi (inspektimi) – pas përfundimit tё procesit tё zinkimit bëhet kontrollimi i kujdesshëm i trashësisë të shtresës sё zinkut, homogjenitetin (shtrirja uniforme e shtresës sё zinkut). Matja e trashësisë së zinkut bëhet me instrumentin magnetik.

Skema e procesit të zinkimit me zhytje tё nxehtё në fabrikёn “GALVAZINK” – Sh.p.k. Prizren