Struktura e veshjes
Formimi i veshjes së zinkuar në sipërfaqen e çelikut është një reaksion metalurgjik, ku zinku dhe çeliku kombinohen për të formuar një seri shtresash të forta ndërmetalike. Shtresa e jashtme është zakonisht, 100% zink që mbulon sipërfaqen pas tërheqjes nga vaska e zinkut te shkrirë.
Gjatë procesit të zinkimit të nxehtë, nëpërmjet difuzionit të dyanshëm ndërtohen shtresat lëgurore hekur-zink me përbërje të ndryshme. Diagramet e gjendjes për lidhjet ndërmetalike hekur-zink dhe skema të dhënat në figurën vijuese, tregojne për ekzistencën e këtyre shtresave: gamma (Γ),, delta (δ), zeta (ζ), dhe eta (η).